Plani Ahtisaari ėshtė mė i miri i hartuar pėr mbrojtjen e pakicave



13-09-2007

 

 

Henry H. Perrit Jr., profesor juridiku nė Kolegjin Kent tė Ēikagos, thotė se plani Ahtisaari ėshtė plani mė i mirė i hartuar pėr sa u pėrket mbrojtjes sė tė drejtave tė pakicave dhe ngul kėmbė nė rėndėsinė e miratimit tė tij.  Profesori Perrit,  sė bashku me kėshilltarin kryesor politik tė Marti Ahtisaarit,  Kai Sauer,  po shkruajnė njė libėr mbi procesin e statusit pėrfundimtar tė Kosovės me titull “Statusi Pėrfundimtar i Kosovės: Prapaskena e njė Diplomacie tė Sofistikuar Shumėkahėshe.”  Nė njė intervistė me kolegen Bardha Shpuza Azari, ai thekson se pavarėsia e Kosovės ėshtė e domosdoshme pėr tė parandaluar skenarėt e dhunės, tė njė shteti tė dėshtuar dhe terrorizmit dhe pėr tė garantuar stabilitetin nė rajon.

Zėri i Amerikės: Profesor Perrit le tė ndalemi fillimisht tek libri juaj, ēfarė tė reje ofron ai?

Henri Perrit: Libri do tė sjellė mė shumė tė reja seē kemi pritur fillimisht. Unė dhe kėshilltari politik i zotit Ahtisaari, Kai Sauer, menduam kur e filluam librin nė prill tė kėtij viti, se plani Ahtisaari do tė miratohej shpejt nga Kėshilli i Sigurimit. Por meqė kjo nuk ndodhi, libri pėrshkruan jo vetėm se si zoti Ahtisaari u pėrfshi nė ēėshtjen e mbikqyrjes sė negociatave dhe si e hartoi planin e tij me delegacionin e Prishtinės dhe Beogradit, por edhe diplomacinė e tanishme pas planit Ahtisaari.

Zėri i Amerikės: Pas zhvillimeve tė reja, tėrheqjes sė rezolutės dhe zgjatjes sė negociatave, sipas mendimit tuaj, ku qėndron sot plani Ahtisari? 

Henri Perrit: Unė nuk kam dėgjuar asnjė kritikė pėr sa i pėrket meritave tė kėtij plani. Dhe kushdo qė di sado pak pėr Kosovėn, apo pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut nė Kosovė, thotė se plani i tij ėshtė rekomandimi mė i mirė dhe mė i hollėsishėm, qė ėshtė hartuar deri tani nė Europė pėr mbrojtjen e tė drejtave tė pakicave nė njė shoqėri shumė-etnike. Nuk kam dėgjuar sugjerime pėr ndryshimin e mėnyrave kryesore pėr pėrmirėsimin e kėtyre tė drejtave. Pra, plani nuk ka asgjė tė keqe. Kjo ėshtė thjesht politikė e fuqive tė mėdha dhe ripohimi e interesave ruse nė botė.  

Zėri i Amerikės: Ēfarė pasojash do tė kishte skenari gjithnjė e mė i pėrfolur, ai i shpalljes sė pavarėsisė nga populli i Kosovės? 

Henri Perrit: Askush nuk beson se negociatat mund tė sjellin njė marrėveshje. Madje, disa janė treguar aq tė papėrgjegjshėm sa tė shtrojnė edhe mundėsinė e ndarjes, duke shpresuar se kjo mund tė sjellė njė marrėveshje, por sigurisht qė njerėzit janė tėrhequr nga kjo. Tani nuk ka tė ngjarė tė shohim njė marrėveshje mes Beogradit dhe Prishtinės. Mund tė them se kėtu ka dy skenare e gjysėm. I pari ėshtė qė procesi tė vazhdojė deri me 12 dhjetor dhe pastaj parlamenti i Kosovės tė deklarojė pavarėsinė dhe ajo do tė njihej nga Shtetet e Bashkuara, disa vende europiane si dhe vende tė tjera. I dyti ėshtė njė rezolutė e re e Kėshillit tė Sigurimit, por mendoj se kjo nuk ka tė ngjarė, meqenėse Rusia nuk duket se do ta ndryshojė kundėrshtimin e saj dhe nuk ka arsye qė ky qendrim tė ndryshojė pas dhjetorit. Dhe e treta ėshtė vonesė e vazhdueshme dhe bllokim i procesit. 

Zėri i Amerikės: Bashkimi Europian duket se do tė marrė pėrsipėr misionin nė Kosovė nga Kombet e Bashkuara. Sa i vėshtirė  mund tė jetė ky mision, duke pasur parasysh qėndrimet e ndryshme tė vendeve anėtare tė BE-sė ndaj statusit pėrfundimtar tė Kosovės?

Henri Perrit: Tė gjithė pajtohen se mėnyra mė e mirė pėr ta zgjidhur ēėshtjen e Kosovės ėshtė nėpėrmjet njė rezolute tė Kėshillit tė Sigurimit, qė do tė zbatonte planin Ahtisaari dhe me njė Europė tė bashkuar nė kėtė qendrim. Megjithatė, problemi qendron tek fakti se Rusia e ka bllokuar kėtė variant. Prandaj, mėnyra mė e mundshme e veprimit do tė jetė tė ecet pėrpara pa njė rezolutė tė tillė, kjo do tė thotė se roli i Europės do tė jetė mė i vėshtirė, por kjo nuk e bėn tė pamundur zbatimin e njė misioni tė BE-sė atje. BE-ja mund ta krijojė misionin nė bazė tė politikės sė pėrbashkėt tė sigurisė dhe punėve tė jashtme tė Bashkimit Evropian, pak a shumė nė tė njėjtėn mėnyrė qė trajtoi pavarėsinė e Malit tė Zi. Pastaj supozoj se do tė kishim shumicėn e vendeve anėtare tė BE-sė qė do tė mernin pjesė nė kėtė mision nė Kosovė.

Zėri i Amerikės: A mendoni se ligji ndėrkombėtar ekzistues ėshtė i mjaftueshėm pėr tė zgjidhur ēėshtjen e Kosovės?

Henri Perrit: Ligji ndėrkombėtar nuk zgjidh thuajse asnjėherė problemet ndėrkombėtare, sepse kėto tė fundit nga natyra janė politike. Por ligji ndėrkombėtar mund tė sigurojė udhėzime apo korniza brenda tė cilave mund tė merren vendime politike. Mendoj se shumė njerėz tė interesuar pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės, kanė dėshirė tė besojnė se shtetet bėhen tė pavarura me rezolutė tė Kėshillit tė Sigurimit. Faktikisht, kjo s’ka ndodhur pothuajse kurrė. Historikisht, dhe mėnyra qė ligji ndėrkombėtar parashikon qė shtetet tė bėhen tė pavarura ėshtė qė ata tė shpallin pavarėsinė dhe tė pėrmbushin kritere tė caktuara, tė cilat Kosova i pėrmbush, dhe pastaj vendet e tjera e njohin atė. Kjo ėshtė mėnyra tradicionale e pavarėsimit tė vendeve dhe ky mė duket skenari mė i mundshėm pėr Kosovėn.

Zėri i Amerikės: A mendoni se ēėshtja e Kosovės paraqet njė rast tė veēantė, apo a mund tė krijojė njė precedent?

Henri Perrit: Mendoj se rasti i Kosovės ėshtė i veēantė. Askund tjetėr nuk ka ndėrhyrė NATO-ja pėr tė mbrojtur tė drejtat e njeriut, dhe pėr tė larguar njė forcė pushtuese, qė pėrdorte ēdo mjet pėr tė dėbuar popullsinė nga njė zonė gjeografike. Askund nuk ka ndodhur qė OKB-ja tė marrė pėrsipėr qeverisjen e njė territori dhe Kėshilli i Sigurimit askund tjetėr nuk i ka dhėnė mandatin OKB-sė tė qeverisė njė provincė, duke e shoqėruar atė me pėrpjekje pėr tė caktuar statusin pėrfundimtar tė saj. Prandaj, nuk ka vėshtirėsi pėr ta pėrcaktuar Kosovėn si rast tė veēantė, qoftė nga ana intelektuale, apo ajo teorike. Ēėshtja e precedentit ėshtė politike, sepse njerėzit pėrdorin si precedent ēfarėdo qė e mbėshtet mendimin e tyre. Dhe ēfarėdo qė tė ndodhė nė Kosovė, do tė ketė pėrpjekje qė nė tė ardhmen, nė mėnyrė retorike, tė pėrdoret si precedent.

Zėri i Amerikės: Si e shihni tė ardhmen e Kosovės? Ē’do tė ndodhė pas negociatave? A pritet tė ketė vonesa tė tjera?

Henri Perrit: Presioni pėr ta shtyrė zgjidhjen do tė jetė shumė i madh. Mendoj se udhėheqėsit e Bashkimit Evropian dhe qeverisė sė Shteteve tė Bashkuara duhet tė vazhdojnė pėrpjekjet pėr tė marrė njė vendim para fundit tė kėtij viti, sepse, pėrndryshe, argumentet pėr vonesa tė mėtejshme mund tė shtohen shpejt. Ėshtė e qartė se e ardhmja e Kosovės dhe e sigurisė nė Europėn Jugore ėshtė shumė mė e mirė me njė Kosovė tė pavarur, sesa me vonesa tė mėtejshme dhe me dėshtimin e BE-sė pėr tė marrė njė vendim. Nėse Kosova bėhet e pavarur, pavarėsisht nga mėnyra, kjo do tė lejojė Kosovėn, Serbinė, Europėn dhe Shtetet e Bashkuara tė fillojnė tė shikojnė nga e ardhmja, nė vend qė tė vonojnė vendimet qė lidhen me ekonominė dhe sigurinė pėr shkak tė preokupimit me negociatat e statusit pėrfundimtar. Nėse kjo nuk ndodh dhe ka vonesa tė tjera, ekziston njė mundėsi serioze pėr dhunė, dhe jo vetėm nga shqiptarėt e Kosovės, por edhe nga serbėt e Kosovės, tė cilėt do ta kuptojnė se janė braktisur nga Beogradi, dhe do tė ndihen tepėr tė kėrcėnuar nga kjo situatė. Pėrveē kėsaj, dhuna mund tė pėrhapet shpejt nė tė gjithė rajonin duke na kthyer nė situatėn e viteve 1990 me rrethana qė do tė ishin mė tė vėshtira se Bosnja. Edhe nėse nuk do tė ketė dhunė, aty ekziston rasti klasik i njė shteti tė dėshtuar, qė do tė shkaktonte flukse refugjatėsh, qė rajoni nuk ėshtė i pėrgatitur t’i pėrballojė, dhe mund tė krijonte terrorizėm tė njė lloji qė nuk ėshtė parė nė Ballkan as nė vitet 1990. Pra kjo do tė sillte pasoja shumė tė pakėnaqshme.//iē//