Home  


Materiale Konceptuese

| Return to Index of Concept Papers |

A do ta Mbrojė Kushtetuta e Re Pavarėsinė e Gjyqėsorit?

I. Hyrje--Kontrolli dhe Ekuilibri (Checks and Balances)

Njė synim i rėndėsishėm i Kushtetutės sė re shqiptare ėshtė qė tė parashikojė ndarjen dhe pavarėsinė e tre pushteteve--ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqėsorit.1 Nė njė sistem demokratik tė ruajtjes sė “kontrollit dhe ekuilibrit” ēdo pushtet ėshtė i pavarur nga pushtetet e tjera dhe tė gjithė janė nė gjendje tė kontrollojnė njėri-tjetrin. Nė kėtė mėnyrė, nė rast se njėri nga pushtetet abuzon me fuqinė e vet, pushtetet e tjera kanė kompetencėn tė kontrollojnė situatėn.

II. Roli i njė Gjyqėsori tė Pavarur

Nė rast se gjyqėsori do tė jetė i pavarur ai do tė jetė nė gjendje tė mbrojė tė drejtat e individit kur ato shkelen nga qeveria, apo tė deklarojė tė pavlefshėm njė ligj tė miratuar nga Parlamenti qė bie nė kundėrshtim me Kushtetutėn. Nė sistemet demokratike perėndimore gjykatat veprojnė rregullisht kundėr qeverisė duke e ilustruar kėtė pavarėsi. Pėr shembull, zakonisht gjykatat caktojnė shpėrblimin nė para pėr dėmet e shkaktuara nga qeveria nė rast se ajo ka shkelur kontratėn apo ka shkelur njė tė drejtė themelore tė njė individi.

Nė qoftė se gjyqėsori nuk ėshtė i pavarur, gjykatat thjesht do tė veprojnė nė mėnyrėn e diktuar nga ekzekutivi apo legjislativi. Kjo do tė lejonte ekzekutivin (apo legjislativin) tė bėnte thuajse gjithēka qė dėshiron--duke pėrfshirė pushimin nga puna tė individėve pėr shkak tė bindjeve tė tyre politike apo fetare dhe internimin e tyre brenda vendit. Pėr shembull, sipas sistemit tė vjetėr sovjetik--nė tė cilin gjyqėsori nuk ishte i pavarur--gjyqėsori karakterizohej nga “drejtėsia e telefonit” ku gjyqtari do tė urdhėrohej me telefon nga zyrtarėt partiakė pėr tė vendosur nė njė mėnyrė tė caktuar.

Nė Shqipėri ka egzistuar njė problem me pavarėsinė e gjyqėsorit nė njė tė kaluarė jo tė largėt. Komentues tė ndryshėm mendojnė se ekzekutivi dhe legjislativi vepruan jo
ligjėrisht duke e hequr nga detyra Kryetarin e mėparshėm tė Gjykatės sė Kasacionit.
Gjyqtarė tė tjerė janė transferuar nė rajone tė largėta si ndėshkim pėr tė qėnurit mė shumė progresiv seē duhet apo se nuk kanė vepruar ashtu siē dėshironte ekzekutivi. Disa gjyqtarė janė ndier tė kėrcėnuar nga ekzekutivi dhe si rrjedhim nuk kanė kundėrshtuar pėr tė bėrė gjithēka qė ekzekutivi binte dakort. Pa njė sistem gjyqėsor tė fortė, tė pavarur e me etikė tė shėndoshė, demokracia nė Shqipėri nuk mund tė ketė sukses.


III. Dispozita Kushtetuese tė Veēanta pėr tė Pėrkrahur Pavarėsinė Gjyqėsore

Kushtetuta e re shqiptare mund tė pėrfshijė disa dispozita tė veēanta pėr tė ndihmuar njė sigurim mė tė madh tė pavarėsisė gjyqėsore. Pėr shembull, Kushtetuta mund tė
pėrcaktojė disa gjyqtarė tė pėrjetshėm, mund tė adresojė kohėzgjatjen e punėsimit tė
gjyqtarėve tė tjerė, pagat e gjyqtarėve, vendin e punės dhe transferimin e gjyqtarėve si dhe pavarėsinė administrative e buxhetore tė gjyqėsorit. Megjithėse jo tė gjitha kėto ēėshtje do tė pėrfshihen domosdoshmėrisht nė Kushtetutė nė mėnyrė specifike, ato janė tė rėndėsishmė pėr pavarėsinė gjyqėsore dhe diskutohen mė poshtė.
Dhėnia e Titullit Gjyqtar i Pėrjetshėm Gjyqtarėve tė Caktuar: Nė disa sisteme, gjyqtarėt punėsohen apo pushohen nga puna mė tepėr pėr arsye politike, sesa mbi baza merite. Pėr shembull, gjyqtarėt mund tė kėrcėnohen me heqjen nga detyra nė rast se ata veprojnė nė njė mėnyrė qė nuk i pėlqen qeverisė apo kur veprojnė nė kundėrshtim me partinė politike nė fuqi. Pėr t’i mbrojtur nga kjo dhe pėr tė ndihmuar nė rritjen e pavarėsisė sė gjyqtarėve Kushtetuta e re mund tė parashikojė dhėnien e titullit gjyqtar i pėrjetshėm gjyqtarėve tė caktuar. Gjyqtarėt e pėrjetshėm do tė qėndrojnė si gjyqtarė derisa ata arrijnė njė moshė tė caktuar pensioni; ata mund tė largohen nga puna nė rast se sėmuren mendėrisht dhe nuk rezultojnė kompetentė mendėrisht apo nė rast se ata kryejnė krime tė caktuara gjatė ushtrimit tė detyrės sė tyre. Nė qoftė se gjyqtarė tė nivelit tė lartė janė tė pėrjetshėm ata do tė ishin mė tė mbrojtur nga presioni politik. Nė tė njėjtėn kohė, tė qėnurit gjyqtarė tė pėrjetshėm mund tė vėshtirėsojė heqjen e gjyqtarėve tė tillė nga detyra kur janė jo eficientė, dembelė apo tė korruptuar.

Kohėzgjatja e Detyrės pėr Gjyqtarė tė Tjerė: Kohėzgjatja e detyrės pėr
gjyqtarėt e tjerė, ata tė niveleve mė tė ulta, mund tė vendoset tė bėhet nė mėnyra
tė ndryshme. Gjyqtarėt mund tė qėndrojnė nė punė definitivisht, pėrveē rasteve
kur ata hiqen nga detyra pėr njė shkak tė caktuar nga organi qė ėshtė i aktivizuar
nė pėrzgjedhjen e gjyqtarėve. Gjyqtarėt mund tė emėrohen pėr njė periudhė tė
caktuar kohe; koha mund tė caktohet nė mėnyrė tė tillė qė tė mos i korespondojė
ciklit politik zgjedhor. Mė pas gjyqtarėt mund tė riemėrohen nga njė organ
gjyqėsor pėrzgjedhės, madje edhe duke e konfirmuar kėtė nėpėrmjet njė zgjedhje
popullore nė rrethin nė tė cilin ata punojnė. (Pėrzgjedhja, lėvizja dhe disiplina e
gjyqtarėve diskutohet nė njė material tjetėr konceptues vėnė nė dispozicion nga
QAKAPP-i.)

Pagat e Gjyqtarėve: Paga e gjyqtarėve ka shumė rėndėsi pėr tė siguruar
besueshmėrinė dhe ndershmėrinė e tyre. Gjyqtarėt qė paguhen me njė pagė shumė tė vogėl mund tė tundohen nga korrupsioni. Kushtetuta mund t’u garantojė gjyqtarėve njė pagė aq tė lartė sa tė ndihmojė shmangien nga tundimi pėr t’u korruptuar. Paga e gjyqtarėt apo zyrtarėve tė tjerė qeveritarė mund tė caktohet nė Kushtetutė. Ka disa njerėz tė tjerė tė cilėt mendojnė tė lihet jashtė Kushtetutės pėrcaktimi i pagave tė gjyqtarėve. Nė vend tė kėsaj Kushtetuta mund tė specifikojė metodėn se si caktohen pagat. Pėr shembull, ajo mund t’ia delegojė pushtet Parlamentit apo njė zyre administrative brenda gjyqėsorit pėr tė caktuar pagat sipas disa udhėzimeve tė caktuara.


Politika e Transferimit: Nė disa sisteme gjyqtarėt mund tė transferohen nė njė
rajon tė largėt tė vendit kur kundėrshtojnė partinė nė pushtet. Nė qoftė se abuzohet me pushtetin pėr tė transferuar gjyqtarėt ai mund tė pėrdoret nė mėnyrė jo tė pėrshtatshme pėr tė kėrcėnuar gjyqtarėt qė tė vendosnin nė njė mėnyrė tė caktuar pėr njė ēėshtje tė caktuar. Kėshtu qė ėshtė e rėndėsishmė tė parashikohet njė mbrojtje e mjaftueshme pėr t’u siguruar se politika gjyqėsore e transferimit nuk mund tė ushtrojė presion politik mbi gjyqtarėt. Mbrojtja mė e mirė kundėr kėsaj ėshtė qė tė sigurohemi se organi pėrgjegjės pėr transferimin e gjyqtarėve ėshtė vetė i mbrojtur nga presioni politik. Ndaj, Kushtetuta mund tė parashikojė qė organi pėrgjegjės pėr pėrzgjedhjen dhe heqjen nga detyra tė gjyqtarėve tė rregullojė gjithashtu transferimin e gjyqtarėve.

Pavarėsia Administrative dhe Buxhetore e Gjyqtarėve: Eshtė gjithashtu e
rėndėsishme qė gjyqėsori tė ketė njė farė kontrolli mbi buxhetin dhe funksionet e
tij administrative. Nėse buxhetet e gjykatave kontrollohen ekskluzivisht nga
ekzekutivi, ky do tė diktojė mėnyrėn nė tė cilėn gjykata duhet tė shpenzojė paratė
dhe madje mund tė mohojė fondet pėrveē rastit kur ndiqen mandate politike tė
caktuara. Njė kontroll administrativ i tepėruar nga njė pushtet tjetėr mund tė
rezultojė nė funksione administrative tė politizuara. Pėr shembull, zyrat e
pėrmbarimit shpesh kanė njė rėndėsi tė madhe pėr zbatimin e vendimit gjyqėsor.
Nė qoftė se kėto zyra janė tė kontrolluara nga njė pushtet tjetėr, ky i fundit mund
tė vendosė nė mėnyrė pėrzgjedhėse tė mos paturit efekt tė vendimeve tė
caktuara. Kushtetuta e re mund tė adresojė pavarėsinė buxhetore dhe
administrative tė gjykatave nė mėnyrė tė tillė qė kėto fusha tė mbrohen nga
kontrolli i tepėrt i njė pushteti tjetėr.

IV. Konkluzion

Megjithėse jo tė gjitha ēėshtjet e mėsipėrme domosdoshmėrisht do tė pėrfshihen nė
Kushtetutėn e re, ėshtė e rėndėsishmė qė hartuesit e Kushtetutės t’i marrin nė
konsidertatė kėto ēėshtje dhe tė vendosin se si tė sigurojnė sa mė mirė pavarėsinė e
gjyqėsorit.

Hartuesit e Kushtetutės duhet gjithashtu tė adresojnė metodat pėr t’u siguruar se
gjyqėsori nuk kapėrcen pushtetin e tij. Kėshtu qė ndėrsa ky material ėshtė pėrqėndruar nė pavarėsinė e gjyqėsorit, ėshtė e rėndėsishme gjithashtu tė kuptohet se nė njė sistem tė kontrollit dhe ekuilibrit (checks and balances) qėllimi nuk ėshtė njė pavarėsi e plotė dhe e pėrgjithshme e gjyqėsorit. Qėllimi ėshtė qė secili nga pushtetet e pavarura tė jetė nė gjendje tė kontrollojė pushtetet e tjera kur ato kapėrcejnė kufijtė e caktuar tė pushtetit tė tyre. Megjithatė ndonėse jo tė adresuara, kėto mekanizma kushtetues tė mjaftueshėm gjithashtu duhet tė egzistojnė pėr tė kontrolluar gjyqėsorin kur ėshtė e nevojshme.

Punuar nga Specialisti Ligjor Robert A. Pulver, Esq.
Organizata e Juristėve Amerikanė (ABA) Iniciativa Ligjore pėr Europėn Qėndrore e
Lindore (CEELI)
Rr. Ismail Qemali, Pall. 34, Ap.2
Tiranė, Shqipėri
Tel: 355 42 34624
Fax: 355 42 33197
E-mail: rpulver@ceeli.tirana.al

ROLTT Project: Institutions | Sponsors | Internal | Contact Info


The Rule of Law Through Technology Initiative
is an Interprofessional Project (IPRO) of

Chicago-Kent College of Law,
Illinois Institute of Technology