Home  


Materiale Konceptuese

| Return to Index of Concept Papers |

Struktura Legjislative

Parlamenti Njėdhomėsh apo Dydhomėsh?

Pothuajse dy tė tretat e tė gjitha vendeve demokratike moderne kanė legjislativ me dy dhoma (bikameral), dhe njė e treta kanė atė njė dhomėsh (unikameral). Megjithėse ka disa ndryshime nė strukturėn e legjislativėve me dy dhoma, nė thelb shumica e tyre janė organizuar nė tė njėjtėn mėnyrė. Njėra prej dy dhomave, qė zakonisht quhet Dhoma e Ulėt, ka mė tepėr anėtarė dhe njė afat mė tė shkurtėr funksionimi. Ajo zgjidhet me zgjedhje tė pėrgjithshme dhe mė tė gjėra. Shembuj tė dhomave tė tilla janė Asambleja Kombėtare e Francės, ajo e Zvicrės, Bundeshtagu Gjerman, Dhoma e Komuneve e Britanisė sė Madhe, Dhoma e Pėrfaqėsuesve nė SH.B.A. etj.

Dhoma tjetėr, qė zakonisht quhet Dhoma e Lartė, ka mė pak anėtarė dhe njė afat mė tė gjatė funksionimi dhe formohet nė disa mėnyra. Senati i SH.B.A. pėrbėhet nga dy senatorė pėr ēdo shtet, tė cilėt zgjidhen nga zgjedhėsit e ēdo shteti pėr njė periudhė 6 vjeēare. Ēdo senator ka tė drejtėn e njė vote; disa anėtarė tė Dhomės Britanike tė Lordėve e trashėgojnė pozitėn e tyre; tė tjerėt caktohen pėrjetė nėpėrmjet rekomandimit tė kryeministrit.

Pėrse ėshtė dashur qė njė vend tė themelojė dy dhoma legjislative nė vend tė njė
dhome?

Historikisht ka pasur dy arsye kryesore. E para, disa demokraci federale e kanė
menduar tė nevojshme t'iu japin njėsive tė tyre (shteteve, landeve, provincave, rajoneve) pėrfaqėsim tė barabartė nė organet legjislative kombėtare. P.sh. Senati i SH.B.A-sė ka dy anėtarė nga ēdo shtet, pa marrė parasysh numrin e popullsisė. E dyta, dhomat e ulta janė menduar se janė shumė tė lidhura dhe tė influencuara nga orekset dhe pasionet popullore, dhe pėr rrjedhojė janė parė si tė rrezikshme pėr stabilitetin dhe mirėqėnien kombėtare. Prandaj, ėshtė parė e nevojshme sigurimi i njė kontrolli tė brendshėm nė aktivitetin e legjislativit.

Disa nga cilėsitė e Parlamenteve dydhomėshe:

Sė pari, po t'i referohemi funksioneve tė Parlamentit, pėrsa i pėrket bėrjes (miratimit) tė ligjeve, si funksioni kryesor i tij, Dhoma e Lartė (Senati) shėrben si njė filtėr, i cili bėn tė mundur pengimin e miratimit tė ligjeve tė pasaktė dhe tė papėrshtatshėm.

Pėrsa i pėrket funksionit ekzekutiv tė Parlamentit, duke qenė se caktimi dhe shkarkimi nga detyra i Zyrtarėve tė (Lartė) tė shtetit shpesh bėhet me pėlqimin e Senatit dhe nėpėrmjet seancave tė dėgjimit (hearings), ai shėrben si garant nė pėrzgjedhjen e kandidatėve dhe mbikqyrės i Ekzekutivit nė kėtė drejtim. Eksperienca e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės: nga bashkėveprimi i Ekzekutivit me Legjislativin (Senatin) arrihet caktimi i Zyrtarėve tė (Lartė) tė shtetit, si anėtarėve tė kabinetit, drejtuesve tė agjencive administrativė, ambasadorėve, si dhe i gjyqtarėve federalė.


Sė dyti, Parlamenti me dy dhoma dhe ripėrtėritja e pjesshme e Senatit, ruan
vazhdimėsinė e Legjislativit dhe shmang pėrmbysjet e ndjeshme tė raporteve tė pozitės me opozitėn pas ēdo legjislature apo zgjedhje tė parakohshme, si dhe zbut tensionet politike.

Sė treti, Senati detyrimisht pėrfshin pėrfaqėsues qė janė me banim nė atė distrikt (zonė) ku ata zgjidhen.

Afati i legjislaturės

Nė qoftė se do tė themelohet njė Parlament dydhomėsh, a do tė jetė i njėjtė afati pėr tė dy dhomat?

Po tė ndiqet formula e ripėrtėritjes sė pjesshme tė Senatit dhe caktimi i kėsaj ripėrtėritjeje menjėherė me atė tė zhvillimit tė zgjedhjeve pėr Dhomėn e Ulėt, afati pėr kėtė tė fundit, ėshtė mė i vogėl se ai pėr Senatin. Afati aktual katėr vjeēar i Parlamentit tė Shqipėrsė duhet diskutuar apo jo? A do tė ndikonte njė afat mė i shkurtėr pėr tė shmangur tendencėn pėr zgjedhje tė parakohėshme? Eksperienca franceze: nuk mund tė ketė njė shpėrndarje tė re tė Asamblesė gjatė njė viti qė nga zhvillimi i zgjedhjeve. Afati i shkurtėr i legjislaturės i jep mundėsi zgjedhėsve qė tė korrigjojnė mė shpejt vetveten, dhe tė reflektojnė pėr njė pėrzgjedhje mė tė pėrshtatshme tė pėrfaqėsuesve tė tyre, kur kėta tė fundit nuk e justifikojnė besimin e dhėnė.

Pėrbėrja: Sa anėtarė duhet tė ketė Parlamenti?

Ky numėr duhet tė jetė nė raport me popullsinė dhe fuqinė ekonomike tė vendit. Vende tė tjera tė fuqishme ekonomike europiane, me njė popullsi disa herė mė tė madhe se ne, kanė njė numėr mė tė vogėl ose afėrsisht tė barabatė deputetėsh, si p.sh.: Irlanda, Hollanda etj.

Nė pėrbėrjen e Parlamentit tė Shqipėrisė a duhet tė pėrfshihen apo jo ministrat?

Nė vendet ku respektohet realisht parimi i ndarjes sė pushteteve, ministrat, si pėrfaqėsues tė Ekzekutivit, nuk bėjnė pjesė nė Legjislativ. Nė disa vende tė tjera tė demokracive perėndimore, kėrkohet, qė cilido qė mban postin e ministrit, tė jetė anėtar i parlamentit (Britani e Madhe), ose ministri nuk pengohet qė tė jetė nė tė njėjtėn kohė edhe deputet (Francė). Nė kėto vende nuk zbatohet realisht ndarja e pushteteve, por pėrkundrazi, nė to zbatohet pėrzierja e pushteteve, qė ėshtė karakteristike pėr demokracitė parlamentare.

Nė rastin e parė, sundon pikėpamja se deputeti ėshtė zgjedhur si pėrfaqėsues i popullit, dhe me qėllim qė tė kryejė funksionin e deputetit. Ai ushtron kontroll ndaj Ekzekutivit, prandaj nuk mund tė jetė ministėr, pasi ai nuk mund tė kontrollojė vetveten; po kėshtu edhe ministri, nuk mund tė jetė nė tė njėjtėn kohė deputet, pasi ai nuk mund tė bėjė pjesė nė komisionet e Parlamentit, ku deputetėt punojnė efektivisht. Ministrat-deputetė votojnė pėrsėri projektligjin e paraqitur prej tyre nė Parlament. Kėshtu, Parlamenti qė tė jetė plotėsisht efektiv, nuk mund tė pėrfshijė ministrat.


Ē'duhet tė bėhet me ata qė janė zgjedhur deputetė dhe mė pas caktohen dhe pranojnė tė bėhen ministra? Ata duhet tė lėnė mandatin e deputetit pėr aq kohė sa janė ministra, dhe dikush tjetėr nga lista proporcionale do tė punojė nė mėnyrė efektive si deputet nė vend tė tyre.

Do tė ketė kompetencė Parlamenti tė ngrejė akuzė pėr njė krim (impeach) dhe tė
largojė nga detyra Presidentin e Republikės, ministrat, ose gjyqtarėt?

Nė SH.B.A., vetėm Dhomės sė Pėrfaqėsuesve i njihet e drejta tė ngrejė padi
(impeachment) kundėr njė zyrtari. Rastet e padisė i shqyrton Senati. Askush nuk mund tė shpallet fajtor pa miratimin e dy tė tretave tė anėtarėve tė pranishėm tė Senatit. Vendimi nė rastet e vėnies pėrpara pėrgjegjėsisė nuk duhet tė jetė mė i rėndė se shkarkimi nga detyra, ose heqja e sė drejtės pėr tė mbajtur dhe ushtruar njė detyrė nderi, post tė besuar, ose detyrė fitimprurėse me shpėrblim nė shėrbim tė SH.B.A.-sė Senati nuk mund tė japė dėnim tjetėr. Megjithatė, ai qė gjykohet fajtor, pėrgjigjet dhe i nėnshtrohet akuzės, procesit gjyqėsor, gjykimit dhe ndėshkimit sipas ligjit.

Kur mblidhet Parlamenti?

Kush e thėrret atė?

Shembulli francez: Asambleja Kombėtare thirret pa asnjė formalitet tė enjten e dytė pas zgjedhjeve (neni 12 i Kushtetutės Franceze).

Nė SH.B.A. Kongresi mblidhet tė paktėn njė herė nė vit (dhe kjo mbledhje zhvillohet mė 3 janar), nė qoftė se Kongresi nuk cakton me ligj njė ditė tjetėr si ditė tė hapjes sė sesionit. Nė Evropė, monarkėt mund tė mos i mblidhnin parlamentet, nė disa raste pėr disa vjet, thjesht duke mos caktuar kohėn e mbledhjes. Pėr kėtė arsye u kėrkua qė Kongresi i SH.B.A.-sė duhej tė mblidhej tė paktėn njė herė nė vit.

Eshtė e nevojshme tė ketė Kryesi apo vetėm njė Kryetar?

Praktika amerikane dhe britanike: Dhoma e Pėrfaqėsuesve zgjedh kryetarin e vet
(speaker) dhe zyrtarėt e tjerė. Kryesia, e pėrbėrė nga njė kryetar dhe dy zv.kryetarė
funksionarė nė fakt bėn punėn e byrove parlamentare, qė ėshtė mė tepėr karakteristike e parlamenteve tė vendeve tė Evropės Lindore. Duhet qė zv.kryetarėt e Parlamentit tė jenė funksionarė?

Punuar nga Perikli Zaharia(Polloshi)
Drejtor I Departamentit tė Marrėdhėnieve me Jashtė
Gjykata e Kasacionit
Tiranė, Shqipėri
Tel: 355-42-23126
Fax: 355-42-23126

 

ROLTT Project: Institutions | Sponsors | Internal | Contact Info


The Rule of Law Through Technology Initiative
is an Interprofessional Project (IPRO) of

Chicago-Kent College of Law,
Illinois Institute of Technology